KRIMINALITETI TEK RINIA SOT
|
Kush po i krijon konfliktet ? Sipas statistikave kriminalistike, që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta, është rritur numri i krimeve tek rinia dhe të miturit. Derisa numri i delikteve ka mbetur konstant, në anën tjetër është rritur shumë numri i krimeve. Viteve të fundit numri i krimeve si: vjedhjet, dhunimet, shantazhet, lëndimet trupore e tjera është rritur për 20 % tek të gjitha grupet e shoqërisë sonë. Për arsye se kriminaliteti tek rinia në Zvicër është shumë pak i hulumtuar, nuk mund ta përjashtojmë mundësinë se edhe në radhët e rinisë është rritur numri i kriminelëve. |
|
|
Një e katërta e të gjithë të dënuarve janë fëmijë dhe të rinjë. Gatishmëria për të marrë pjesë në krime po rritet dita ditës. Rinia prej moshës 15 deri në moshën 18 vjeqare është e rrezikuar nga ky problem. Ata po fillojnë ta ndiejnë veten të rritur dhe po provojnë t’i tejkalojnë kufijtë e tyre. Ndikimi i prindërve po bie ndërsa mediat dhe shoqëria po bëhen gjithnjë më interesante. Me fjalët „fajin e kanë të huajt" nuk zgjedhen problemet. E rëndësishme është ta dimë se rinia e të huajve është e konfrontuar me disa probleme specifike që rinia jonë (zvicerane) nuk i njeh si p.sh. ndryshimi i kulturave, rruga e gjatë e integrimit në kulturën e re. Në vendlindjen e tyre ata veten po e ndiejnë të huaj ndërsa këtu tek ne ata janë të huaj. Nuk janë vetëm të huajt kriminelë Dhuna nuk duhet të lejohet Situata e tashme sociale si dhe mundësitë e vogla për të mësuar një profesion kanë ndikuar negativishtë tek të gjitha grupet e shoqërisë sonë e sidomos tek rinia jonë. Këto ndryshime në shoqërinë tonë kanë bërë që të shtohen kërkesat në prindër dhe në shkolla. Një reçetë të lehtë që do ta zgjedhte këtë problem nuk ka por më me rëndësi është përkrahja dhe ndihma jonë. Të dashur të rritur Që konflikteve mund t’ju ikim këtë e dimë, prandaj na ndihmoni ti tregojmë rinisë sonë se si mundemi pa dhunë t’ju ikim konflikteve. Na tregoni me anë të një shembulli, që nuk janë vetëm ata të fuqishmit që kanë të drejtë. Ne kemi nevojë për të rritur, tek të cilët do të kishim besim, sepse kur ne e ndiejmë veten të vetmuar ose të pasigurt atëherë ne shumë më lehtë biem nën ndikimin e njerëzve të lig e nëse ne biem në këtë rrugë atëherë e kemi shumë vështirë që të dalim nga aty pa ndihmën e dikujt, pra pa ndihmën tuaj. Ndër ne ka aq viktima sa edhe kriminelë e ndonjëhrë vetë krimineli është viktimë. Në këto raste na duhet dikush që me të vërtetë ka mirëkuptim dhe që na jap kurajo, dikush që do të mundohej të na kuptonte. Por më së miri do të ishte që ju e edhe ne të ishim gjithmonë të mirëkuptimtë e jo vetëm atëherë kur na ndodh diçka. Rinia dhe dhuna Prova e tejkalimit të kufijve Secili fillim i marrjes me kriminalitet e ka diku arsyen e vet. As vet nacionaliteti dhe gjendja sociale e kriminelit nuk na japin përgjegje për këtë sjellje të tij. Rrethi social luan rol mjaft të rëndësishëm tek rinia jonë. Ata kohën e lirë e kalojnë jashtë shtëpisë ku edhe konfrontohen me njerëz të ndyshëm. Me rëndësi është që ne si prindër, atyre qysh në shtëpi të ju ndihmojmë që ata të krijojnë vetëbesim, idetë e tyre si dhe të mësohen të thonë jo kur duhet. Rrethi i mirë social është orientim i mirë për rininë tonë, sepse ai ate e shpie në rrugë të drejtë dhe e mëson që problemet zgjedhen edhe pa dhunë. Vet kriminelët shumicën e rasteve kanë përjetuar dhunën, si p.sh. në familje ose në farefis. Kështu mësojmë se : problemet zgjedhen me anë të forcës fizike dhe asaj shpirtërore. Gjatë proçesit të ndarjes prind-fëmijë, fëmijët fillojnë të interesohen më shumë për shoqërinë e tyre. Në shoqëri / grupe ata mësojnë (e ndoshta edhe jo) ti kryejn deliktet e para. Të rriturit kanë për detyrë që sa më parë ti njohin këto devijime të të rinjëve tanë në mënyrë që të reagojnë sa më herët. Bashkëpunimi i të gjitha rrjeteve shoqërore lidhur me këtë problem është tepër i rëndësishëm. Shenjat e para që i vërejmë tek fëmijët tanë, duhet që ti diskutojmë sa më parë me mësues ose edhe me njerëz adekuat. Tolerimi i të padrejtës nuk i ndihmon rinisë sonë. Një reagim i matur dhe i qartë do ta pengonte keqsimin e situatës. çka dëshirojmë nga prindërit ? të na i tregojnë ndjenjat nuk duam që ta kemi ndjenjën se jemi barrë e juaja të ndërrmarim diç së bashku të jemi gjëja primare për ju të keni më shumë kohë për ne të bisedojmë sa më shumë në rast shkurorzimi ju të keni prap kohë për ne vëmendje të mos na lini vetëm në shtëpi Familja dhe dhuna Si ta përballojmë këtë ? Se si ta zgjedhim problemin e parë, këtë gjë e mësojmë qysh në shtëpi. 30 000 - 40 000 fëmijë në Zvicër vuajnë nga dhuna në familje. Këta fëmijë zakonishtë janë të pafuqishëm kundër kësaj dhune, prandaj ata shumherë gjejnë prehje në alkohol, drogë, medikamente ose edhe bëjnë vetëvrasje. Antarët e familjes dhe të afërmit i mbyllin sytë dhe nuk donë të marrin përgjegjësinë për asgjë që shohin ! GABIM ! SHIKONI DHE NDËRMIRRNI DIçKA ! Të dashur prindër Për ne është shumë me rëndësi se si ju si familje sjelleni me njëri tjetrin. Ju si prindër jeni më të fortë, këtë gjë nuk keni nevojë të na e tregoni. Ne kemi dëshirë të bisedojmë me ju e jo të ju pengojmë. Merrni sa më shumë kohë dhe keni sa më shumë kuptim. Ne dëshirojmë nga ju besim dhe mirëkuptim si në shtëpi, shkollë ashtu edhe jashtë. Ne nuk jemi të gjithë të përsosur, por secili prej nesh e ka anën e tij të fortë, prandaj mundohuni ta gjeni atë anë. E nëse nuk ia dilni vetë, atëherë mos ngurroni të kërkoni ndihmë. Shkolla dhe dhuna Shkolla gjendet në një fushë tejet të tendosur: ajo si shkollë ka për detyrë të arrijë rezultate të shkëlqyeshme, pastaj ka për detyrë ti zgjedhë të gjitha detyrat lidhur me edukimin e fëmijëve dhe nxënësve si dhe të ndikojë në zhvillimin personal të çdo fëmiu/nxënësi. Dhuna në shkollë zakonishtë shprehet në tri forma: dhuna kundër gjërave mësimore, dhuna kundër ose në mes të nxënësve si dhe dhuna kundër mësuesve. Dhuna kundër gjërave do të thotë shkatërrimi i mjeteve të ndryshme mësimore si dhe vandalizmi. Dhuna (kundër) në mes nxënësve paraqitet në forma të ndryshme si p.sh. shantazhet, kanosjet, dhunimet, lëndimet trupore e tjera. Dhuna kundër mësuesve paraqitet më pak në formë të dhunës fizike por më shumë në formë të fyerjeve, kërcënimeve e tjera. Në anën tjetër shumë nxënës vuajnë nga shtypja psiçike që ju bëhet nga ana e mësusve. Mosdashja e shkollës, sjelljet e kqija si dhe dallimi i madhë prej shoqërisë janë shenja alarmuese, të cilat duhet ti marrim me seriozitet. Koha e lirë dhe dhuna Me fillimin e pubertetit të rinjtë më shumë interesohen për mediat dhe për kohën e lirë. Fëmijët dhe rinia viteve të fundit kanë më shumë kohë që ta organizonë kohën e tyre të lirë. Poashtu në anën tjetër është rritur numri i ofertave për ta kaluar kohën e lirë të organizuar si p.sh. mbrëmjet rinore, klubet e ndryshme sportive e tjera. Aty ku rinisë po i mungon mundësia ose aftësia për ti bërë përvojat e veta, aty ata po e ndiejnë veten të zbrazët dhe monoton. Prandaj ata vazhdimishtë po kërkojnë aksion, në mënyrë që ta ndiejnë veten të veçantë. Këto lloj aksionesh zakonishtë po i gjejnë nëpër grupe/banda ku të gjithë i kanë idetë dhe dëshirat e njejta, shefi i grupt udhëheq e të tjerët duhet të dëgjojnë. Në këtë menyrë krijohen grupe të ndryshme të cilat për shkak të intereseve të kundërta fillojnë të krijojnë konflikte në mes veti, pra e përgatisin bazën që të merren me dhunë të çfardo forme. Pjesmarrja në këto grupe ju ofron të rinjëve identitet. Së bashku jemi të fortë mendojnë ata. Si reagon grupi ndaj drogës ashtu reagoj edhe unë. Mediat natyrishtë që nuk e rekomandojnë dhunën, por ato në mënyrë indirekte po e shtynë rininë tonë që dhunën ta marrin si një gjë të rëndomtë. Të dashur prindër Ne dëshirojmë që ju ti dëgjoni problemet tona dhe të interesoheni më shumë për to. Ne kemi të drejtë që ju të na e respektoni mendimin tonë, edhe pse ai nuk është i njejtë me mendimin tuaj. Na tregoni pse ne nuk guxojmë ti bëjmë gjërat që ju i bëni. Na lavdëroni ndonjëherë, jo vetëm për suksesin në shkolllë por edhe për gjëra tjera të cilat janë shumë më të rëndësishme se notat e shkollës. Seksualiteti dhe dhuna Shikoni Vetëm në Zvicër regjistrohen nga policia rreth 3500 delikte seksuale dhe rreth 400 dhunime në vit. Nje pjesë shumë e vogël e fajtorëve janë të rinjë. Ata shumicën e rasteve janë viktima. Ne të gjithë e dimë se një pjesë e madhe e këtyre delikteve mbesin të pazbuluara. Dhuna seksuale është keqpërdorimi i forcës. Fajtorët vijnë zakonishtë nga rrethi familjar. Fajtorët e shfrytëzojn rastin. Viktimat i përbijnë ose edhe mundohen ti largojnë këto gjëra nga koka. Simptomet që tregojnë se ka dhunë në familje janë: Ndalimi i treguarit të së vërtetës si dhe ndjenja e fajsisë edhe pse nuk ke faj. Preventiva efektive kundër dhunës seksuale : Respekti i dyanshëm Edukimi i njejtë i dy gjinive Ndërhyrja/reagimi me kohë çdo gjë që e mbani të fshehtë, është ndihmë për fajtorët |
|